Top News - “Në krah të mikut”/ Putin, 1.5 miliardë $ Bjellorusisë

  • 3 years ago
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ra dakord me homologun bjellorus për një hua prej 1.5 miliardë dollarësh për Minskun, edhe pse siç tha se populli bjellorus duhet ta zgjidhë krizën pa ndërhyrje nga jashtë.


Dy liderët u takuan në Soçi të Rusisë, hera e parë që gjendeshin ballë për ballë që nga fillimi i protestave kundër regjimit në Bjellorusi muajin e kaluar. Shkak i protestave është bërë rizgjedhja e diskutueshme e presidentit bjellorus në zgjedhjet e 9 gushtit.

Lukashenko, i cili është në pushtet qe prej vitit 1994, fajëson ?ndërhyrjet e huaja? për protestat. Policia ka arrestuar dhe rrahur brutalisht mijëra tubues, veprime këto që janë dënuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Përveç njoftimit për huanë, Putin sinjalizoi edhe mbështetje ushtarake për Lukashenkon, duke thënë se bashkëpunimi në mbrojtje mes dy vendeve do të vazhdojë.

Të hënën, trupat ruse filluan stërvitje të përbashkëta me ushtarë bjellorusë, e Putini po ashtu i mbështeti planet për reformën kushtetuese në Bjellorusi, të shpallura më herët nga Lukashenko edhe pse thekson nga ana tjetër se u takon bjellorusëve ta zgjidhin vetë krizën.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#VladimirPutin#AlexanderLukashenko#TopChannel

Recommended