Cfare duhet per te bere karriere |Lajme-News

  • 3 years ago
Pozitiviteti dhe fryma e bashkëpunimit fiton mbi egoizmin e frymën e konkurrencës. Kështu bien aksiomat e vendosura deri tani se për të bërë karrierë e për të ngjitur shkallët, duhet të jesh kompetitiv, i ftohtë etj.
Sipas një studimi që ka zgjatur disa dhjetëvjeçarë të kryer nga Universiteti i Califronisë në Berkley, suksesi në sferën profesionale nuk arrihet më tepër me armët e liga.
Përkundrazi, miresjellja, fryma bashkëpunuese, inteligjenca emocionale sjell më shumë avantazhe për personin, por edhe për kolegët, sjellje të cilat pasqyrohen e transmetohen tek të gjithë, me rezultat përmirësimin e konteksitit zyrë.
Sipas autorëve të kërkimit mbi sjelljet njerëzore dhe rrjedhojat, suksesi fillestar i të qenit agresiv dhe i përqëndruar mbi qëllimet personale, anulohet me kalimin e kohës nga mungesa e marrëdhënieve të mira njerëzore. Ky i fundit është përbërës thelbësor i suksesit.
Konkluzioni më i rëndësishëm i studimit në fjalë është se përtej suksesit personal, në aspektin e plotë, edhe për kompanitë, personat e sjellshëm, bashkëpunues e pozitivë, kanë rezultate më të larta, pra në terma biznesi, përfitime më të mëdha.

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund ti ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended