Koka: 25 prilli të shërbejë si referendum për të larguar këtë qeveri opozitës i duhet bërë “presion”

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews

Data e zgjedhjeve po afron dhe partitë politike kanë filluar të lëvizin për përgatitjen për fushatë.

Kryeministri Rama kërkon një mandat të tretë teksa këtë të mërkurë (9 shtator) në mbledhjen me shtabin elektoral u ka kërkuar fitoren e 74 mandateve përpara drejtuesve politik.

Por gazetari Bledian Koka nuk beson në një 4-vjeçar tjetër për këtë qeverisje. Në një intervistë për Ora News ai thotë se 25 prilli do të shërbejë si një referendum për të larguar qeverinë aktuale.

Madje Koka u shpreh se opozitës i duhet bërë presion për të shpalosur planin e tyre për të dalë nga kjo situatë.

Koka: Unë mendoj që data 25 prill të shërbejë si një referendum i cili nuk lejohet si koncept në Shqipëri. Nuk lejohen përveçse në ato raste të veçanta atëherë kur i intereson qeverisë. Ajo ditë mund të shfrytëzohet si referendum për largimin e kësaj qeverie një orë e më parë. Sot ka ardhur koha që opozitës t?i bëhet presion i shëndoshë që nga ky moment deri në prill ata duhet t?i tregojnë qytetarëve shqiptarë se si duhet të dalim nga kjo situatë shkatërrimtare.



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/koka-25-prilli-te-sherbeje-si-referendum-per-te-larguar-kete-qeveri-opozites-i-duhet-bere-presion/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended