Ora News - Protesta e opozitës, garda vendos shkallë për të larguar deputetët
  • 5 years ago
#oranews

Garda ka montuar një shkallë e cila pritet të përdoret për hyrje- daljet e deputetëve nga kalaja e Tiranës, ndërsa një tjetër masë nga policia është dhe vendosja e telit me gjemba në hyrje të parlamentit, me qëllim parandalimin e protestuesve nëse do ketë thyerje të kordonit të policisë.

Garda dhe policia gjithashtu kanë rrethuar me rrjeta teli dhe godinën e kryeministrisë, për ti paraprirë ndonjë zhvendosje të mundshme, siç ndodhi dhe gjatë protestës, që deputet e opozitës dorëzuan mandatet.

Në protestë pritet të angazhohen mbi 1000 punonjës policie të cilët do të krijojnë një kordon më të gjerë se gjatë protestave të tjerë, me qëllim ruajtjen e godinës së parlamentit, ndërsa një mundësi nga policia është dhe bllokimi i pedonales deri tek ministria e brendshme.

Gjatë fundjavës policia ka montuar dhe kamera sigurie me rezolucion të lartë, të cilat me anë të zmadhimit, do të dokumentojnë të gjithë aktivitetin e protestuesve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/protesta-e-opozites-garda-vendos-shkalle-te-larguar-deputetet


Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended