Humbin jeten 3 persona nga koronavirusi |Lajme-News

  • 3 years ago
Tre persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit në vendin tonë. Në total numri i jetëve të humbura nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 330.

?Një mësues 47-vjeçar nga Pogradeci, pa sëmundje bashkëshoqëruese, pas 12 ditësh në terapi intensive në spitalin Shefqet Ndroqi, nuk e fitoi dot betejën me COVID19. Edhe një 78-vjeçar nga Fieri dhe një 87-vjeçar nga Gramshi kanë humbur jetën në 24 orët e fundit?.

Në laboratorin e analizave janë kryer 872 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, dhe kanë rezultuar 164 të infektuar me koronavirus.

?56 raste në Tiranë, 11 raste në Shkodër, nga 10 raste në Durrës, Korçë, Lushnje, 8 raste në Kurbin, nga 7 raste në Krujë, Fier, Kavajë, 6 raste në Lezhë, 5 raste në Elbasan, Vlorë, 4 raste në Gramsh, 3 raste në Kukës, Mat, Gjirokastër, 2 raste në Berat, Kamëz, nga 1 rast në Has, Pogradec, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Bulqizë?.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë shëruar 54 persona, duke e çuar numrin e të shëruarve në 6494 që nga fillimi i pandemisë. Akualisht në spitalin Infektiv dhe ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 174 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 7 janë të intubuar.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended