Plagoset me arme 30-vjecari |Lajme-News

  • 4 years ago
Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ?5 Maji? rreth orës 21:26.

Tvklan.al mëson nga burimet policore se i plagosuri është 30-vjeçari Rexhep Gjeli. Ai ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, Policia e Tiranës ka identifikuar autorin e dyshuar. Ai është Kevin Cungu, i cili është shpallur në kërkim.

Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë të paqarta. Grupi hetimor po punon për të zbardhur dinamikën e plagosjes me armë.

Nga hetimet e deritanishme bëhet me dije se i plagosuri dhe autori i dyshuar janë shokë me njëri-tjetrin. Ata kanë qenë së bashku në lokal në një tavolinë dhe u përfshinë në një sherr të çastit. Pasi dolën jashtë lokalit për t?u sqaruar, Kevin Cungu e qëlloi me pistoletë në këmbë 30-vjeçarin.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended