Tiranë: Kafja mes miqsh kthehet në sherr, plagoset 30-vjeçari, në kërkim vëllai i supergrabitësit

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme (11 shtator), në kryeqytet.

30-vjeçari Rexhep Xhekja ka mbetur i plagosur në këmbë, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ?5 Maji?.

?Më datë 11.09.2020, rreth orës 21:26, në fund të rrugës ?5 Maji?, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, dyshohet se shtetasi me iniciale K. C, ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin R.Xh., 30 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën?, informon policia.

Të dy personat kanë qenë brenda ambienteve të një lokali duke pirë kafe, dhe më pas kanë dalë jashtë duke u konfliktuar e më pas ndodhi plagosja.

?Ngjarja ka ndodhur në një lokal në fund të rrugës ?5 Maji?, ku dy persona janë përfshirë në një konflikt, që ka degraduar në përdorimin e armëve. Të dy kanë qenë duke konsumuar një kafe me njëri-tjetrin në momentin që janë larguar nga ambientet e lokalit për t?u sqaruar?, raportoi gazetari i Ora News Besar Bajraktaraj.

Ndërkohë, uniformat blu kanë identifikuar autorin e dyshuar të plagosjes i cili është Kevin Cungu.

Ai është vëllai i Markeljan Cungut, i njohur si supergrabitësi.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë bërë identifikimin e autorit të dyshuar.

Policia ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit, i cili menjeherë pas plagosjes është larguar nga vendngjarja .

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë hetimit dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/te-shtena-me-arme-ne-tirane/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended