Report Tv - Sherr mes disa të njohurve në Patos, plagoset me thikë 46-vjeçari

  • 5 years ago
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtunë në Patos , të Fierit ku një 46-vjeçar është plagosur me thikë pas një sherri mes disa të njohurve.

Burimi për shqiptarja.com mësojnë se ngjarja e rëndë ka ardhur pas një konflikti mes disa të njohurve i cili ka përfundur me plagosjen e njërit prej tyre. Mësohet se i plagosuri i identifikuar Eduart Haxhiaj , 46-vjeç i cili është transportuar për në spitalin e Fierit ku po i nënshtrohet një operacioni dhe është nën kujdesin e mjekëve.

Ende mbeten të paqarta, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor në vendngjarje po punojnë për të zbuluar rrethanat e vërteta të ngjarjes.

Recommended