Gjysme milioni njerez braktisin shtepite ne Oregon | Lajme - News

  • 3 years ago
Duken si pasoja të Luftës së Dytë Botërore, por nuk është gjë tjetër veçse rrjedhojë e ngrohjes globale. Këto janë pasojat e zjarreve që kanë shndërruar në hi mijëra ndërtesa në Oregon të Shteteve të Bashkuara, ku flakët kanë shkaktuar një eksod biblik njerëzish.

Më shumë se gjysmë milioni, gati 10% e popullsisë së shtetit federal janë detyruar të braktisin shtëpitë pasi zjarret kanë përfshirë dhjetëra zona të banuara dhe po përhapen me shpejtësi për shkak të erërave të fuqishme dhe motit të nxehtë e të thatë. Deri më tani flitet për 4 viktima e dhjetëra të lënduar.

Një panoramë e tillë është në edhe në Kaliforni e Uashington, të tjera shtete federale ku flakët kanë krijuar një situatë emergjente. Vetëm në Kaliforni numri i viktimave ka arritur në 12. Autoritetet thonë se në total janë 12 shtetet federale që janë nën pushtetin e flakëve.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended