Top News - Bisedimet me Kosovën/ Vuçiç në telefon me Putin

  • 3 years ago
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, bisedoi në telefon me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe e informoi atë në lidhje me bisedimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, të mbajtura më 4 dhe 7 shtator. Kremlini njoftoi se biseda u zhvillua me iniciativë të palës serbe, duke shtuar se ajo u përqëndrua në çështjen e Kosovës. "Vladimir Putin konfirmoi pozicionin e pandryshuar të Rusisë për një zgjidhje të ekuilibruar dhe kompromisi që është e pranueshme për Beogradin dhe e cila do të miratohet nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara," thuhet në njoftimin e Kremlinit. Sipas një njoftimi të presidencës serbe, Vuçiq ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e Rusisë për integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë, si dhe për përpjekjet e saj për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon. ?Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se Federata Ruse do t'i sigurojë Serbisë mbështetje politike në përpjekjet e saj për të ruajtur integritetin e saj territorial dhe të koordinojë veprimet e saj të politikës së jashtme me Serbinë, të gjitha me qëllim të mbrojtjes së rendit ndërkombëtar?, thuhet në njoftim.


Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AleksandarVucic#Russia#TopChannel

Recommended