Vuçiç: SHBA - BE, presion per Kosoven - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç mendon se ka një konkurrencë mes Uashingtonit dhe Brukselit për çështjen e Kosovës. Sipas tij, Bashkimi Europian dhe SHBA kanë axhenda të ndryshme, por qëllimi mbetet i njëjtë: arritja e marrëveshjes. Vuçiç theksoi për mediat vendase se Serbisë po i ushtrohet presion për njohjen e Kosovës. ?Brukseli dhe Uashingtoni kanë axhenda të ndryshme se kush do ta udhëheqë dialogun, por qëllimi i tyre është i njëjtë, arritja e një marrëveshjeje. Ata duan që Serbia të mos marrë asgjë në këmbim, por ne duhet të negociojmë. Kosova është një shtet i pavarur dhe mbetet e tillë për Europën dhe SHBA-të, por në vendin tonë, Kosova është pjesë e Serbisë.?Vuçiç thekson më tej se në tryezën e bisedimeve do të ketë një platformë të re negociuese. një gjë e tillë SIPAS TIJ nënkupton shfuqizimin e Rezolutës 1244. Vuçiç madje u shpreh se do të shkojë EHE në Moskë për këtë çështje. ?As Britania e Madhe e as Gjermania nuk do ta ndryshojnë qëndrimin e tyre për statusin e Kosovës. Menjëherë pas zgjedhjeve, pres vizitën e Miroslav Lajçak, më pas, do të shkoj në Moskë dhe me 25 ose 26 qershor, do të zhvilloj bisedime në Moskë. Nuk e di pse është e rëndësishme nëse do të na ulë në tryezë Grenell apo Lajçak, por kjo nuk do të ndryshojë asgjë. Edhe SHBA-të edhe Europa po na kërkojnë të pranojmë pavarësinë e Kosovës në një mënyrë ose një tjetër. Por nëse do të duhej të zgjidhja, do të kërkoja që bisedimet të zhvillohen nën përkujdesjen e Bashkimit Europian sepse ne synojmë integrimin në BE, por nga ana tjetër, nuk mund t?i themi ?jo? Grenellit.?Pas heqjes së masës së reciprocitetit nga qeveria e Avdullah Hotit, pritet të rinisë dialogu Prishtinë Beograd, përmes së cilit Kosova synon normalizimin e marrëdhënieve dhe njohjen nga Serbia. Megjithatë ende nuk ka një datë zyrtare se kur palët do të rikthehen në tryezën e bisedimeve.

Recommended