VV fton AAK-ne te mbeshtese mocionin ndaj Hotit | Lajme - News

  • 3 years ago
Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani që në mbledhjen e radhës së kryesisë së Kuvendit të Kosovës, të caktohet data e seancës ku do të raportojë Kryeministri Avdullah Hoti.
Ajo ka thënë se kërkesa e Hotit për raportim në Kuvend ka ardhur pasi Vetëvendosje kishte kërkuar një gjë të tillë. Sipas saj, marrëveshja e Washingtonit duhet parë me sy shqetësues. Nagavci ka ftuar partitë në pushtet që nuk e përkrahin këtë qeveri duhet t'i bashkohen mocionit të LVV-së për rrëzimin e qeverisë Hoti.

Ka komentuar edhe kritikat ndaj kreu të LVV-së nga i dërguarit të presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

"Ka qenë fat i mirë që qeveria Kurti ishte në pozitë edhe për Shkurt aq sa të pengonte projektet e Thaçit për ndarjen e Kosovës. Duket se Grenellit i pëlqen të ketë negociator si Hoti e Vuciçi, që ia bëjnë aminin pa marrë parasysh cilat janë interesat e Republikës së Kosovës".

Ndërkohë për marrëveshjen ka folur sërish Grenell, i cili ka cilësuar se me hapjen e vendeve të reja të punës pas kësaj marrëveshje, te të dy vendet luftërat politike të viteve të fundit do të lihen anash.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended