Selimi: Thaçi i ka tmerr zgjedhjet e reja sepse VV është superiore ndaj partive të tjera politike

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews



Ditën e djeshme u formua qeveria e re në Kosovë me kryeministër Avdullah Hotin. Për Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje, kjo qeveri është ilegjitime, ndaj dhe sot ish kryeminstri ka dhënë firmën e tij në peticionin për zgjedhje të reja.

Në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Besmira Pelushaj, kryetari i Grupit Parlamentar të VV Rexhep Selimi, tha se presidenti Thaçi dhe partitë e tij vasale i kanë tmerr zgjedhjet e reja, sepse sipas sondazheve, Vetëvendosje është superiore ndaj subjekteve të tjera politike.

Rexhep Selimi: ''Institucioni që vendos për zgjedhje të reja është edhe parlamenti i cili ka të drejtë të shpërndajë vetveten por edhe presidenti i cili do duhej të shpallte zgjedhje. Kjo e dyta nuk besoj që e presim për shkak se jo vetëm presidenti por edhe partitë vasale të tij i kanë tmerr t'i shohin zgjedhjet sepse të gjitha sondazhet dhe matjet në opinion nxjerrin Lëvizjen Vetëvendosjen superiore ndaj të gjitha subjekteve të tjera politike.''

Sipas Selimit, qeveria e re u formua teksa qytetarët ishin të mbyllur në shtëpi për shkak të pandemisë, por virusi nuk do jetë gjithmonë në mbrojtje të tyre.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/selimi-thaci-i-ka-tmerr-zgjedhjet-e-reja-sepse-vv-eshte-superiore-ndaj-partive-te-tjera-politike

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended