Top News - Maqedoni e Veriut/ Rihapen kopshtet pas 6 muajsh

  • 3 years ago
Në maqedoninë e veriut u hapën të mërkurën kopshtet, pas plot gjashtë muajsh mbyllje ndërkohë që shkollat do të rihapen në tetor. Për punën e këtyre institucioneve të kujdesit janë miratuar protokolle të rrepta për mbrojtje nga koronavirusi. Në çdo ambjent nuk do të ketë më shumë se 15 fëmijë të moshës prej 2 deri 6 vjeç dhe jo më shumë se gjashtë fëmijë të moshës prej 9 muaj deri në 2 vjeç. Punonjësit janë të detyruar të punojnë me maska dhe secilit fëmijë duhet t?i matin temperaturën para se t'i pranojnë nëpër kopshte. Hapësirat duhet të dezinfektohen çdo dy orë ndërsa institucioni duhet të organizojë punën për të shmangur kontaktet midis fëmijëve nga grupe të ndryshme. Sipas Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, në kopshte janë paraparë të pranohen rreth 19 mijë fëmijë, por deri më tani në këto institucione janë pranuar rreth 14 mijë. Para mbylljes, në kopshtet e Maqedonisë së Veriut ofrohej përkujdesje për rreth 50 mijë fëmijë. Kopshtet sikur edhe shkollat u mbyllën më 10 mars. Më 1 tetor është parashikuar hapja e shkollave, por vetëm nga klasa e parë deri në të tretën ndërsa klasat tjera të arsimit fillor dhe të mesëm mësimin do të zhvillojnë online. Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit kanë thënë se mësimi me prani fizike mund të lejohet vetëm në ato klasa ku ka më pak se 20 nxënës.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MaqedonieVeriut#Kopshtet#TopChannel

Recommended