Top News - Maqedoni e Veriut/ Shtohen sërish infektimet me covid

  • 4 years ago
Gati 180 infektime të reja dhe dy vdekje u shënuan në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit. Pjesa dërmuese e rasteve, 105, mbeten në Shkup, ndërsa të tjerat janë Kumanovë, Dibër, Shtip e Strugë. Rritja e numrit të të infektuarve në vend ka bërë që nga dita e enjte të rikthehen masat e ndalimit të plotë lëvizjeve në disa prej zonave më të goditura nga sëmundja, ku lëvizja është ndaluar nga ora 21:00 deri të hënën në orën 05:00, ndërsa në qytetet e tjera do të ketë regjim më të lehtë të ndalimit të lëvizjes. E teksa shtypi vendas ngre pyetjen nëse kjo është vala e dytë ë shumëpërfolur e pandemisë, me vendosjen e orës policore dhe kufizimit të lëvizjes në fundjavë, një numër I madh njerëzish kanë nxituar të largohen nga Shkupi duke vërshuar nëpër qytete të tjera përfshirë Ohrin e Shkupin. Kjo pavarësisht se drejtuesit e institucioneve kanë bërë thirrje për respektimin e masave, pasi në të kundërt mund të aplikohen masa shtesë, jo vetëm të ndalimit të punës së bizneseve, por edhe të lëvizjes së qytetarëve në të gjithë vendin. Në fund të majit, Këshilli i Bashkësisë Fetare Islame (BFI) në Maqedoninë e Veriut kryetarin e këtij institucioni, Sulejman Rexhepi. Vendimi për shkarkimin e Rexhepit vjen pas një sërë veprimesh nga ai, që kanë nxitur reagime në opinionin e gjerë, përfshirë edhe atë të martesës me një vajzë 50 vjet më të re, por edhe prononcimi i tij gjatë Festës së Bajramit, kur deklaroi se koronavirusi është i vdekur duke I nxitur njerëzit të dalin. Kjo deklaratë u kundërshtua ashpër nga drejtuesit e institucioneve shëndetësore, të cilët kërkuan kujdes nga vlerësimet e tilla, pasi, sipas tyre, mund të kenë pasoja të rënda në opinion. Sakaq per shkak te rritjes se numrit te infektimeve ditet e fundit, ne maqedonine e veriut nuk do te rinise kampionati i futbollit.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Maqedoni#TopChannel

Recommended