Top News - Maqedoni e Veriut/ Rriten sërish infektimet me Covid

  • 4 years ago
Maqedonia e Veriut të shtunën ka regjistruar 200 raste të reja me COVID-19, duke shenuar rritje të infektimeve krahasuar me periudhën e para një jave, kur numri i infektimeve ishte nën 100 brenda 24 orëve. Të dhënat i referohen testimit 1,828 mostrave te marra. Numri më i madh të infektuarve me koronavirusin është regjistruar në Shkup, 65 raste, në Shtip (21) dhe Kumanovë (14), ndersat rasttet e tjera jane ne zona te ndryshme.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar edhe për katër viktima të reja qe janë të moshës mbi 50 vjeç, të cilët vuanin edhe nga sëmundje tjera kronike. Numri i viktimave nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 523, ku më shumë se gjysma e viktimave janë nga Shkupi. Në spitalet e vendit janë të shtruar 372 persona, prej tyre vetëm në Klinikën Infektive janë 80 persona, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Deri tani gjithsej janë testuar 113,619 persona.Të shtunën janë shëruar vetëm se 15 persona, që paraqet shifrën më të ulët të të shëruarve brenda një ditë në dy muajt e fundit. Nga 11,754 persona të diagnostikuar me koronavirusin e ri, janë shëruar 7,622, ndërsa 3,609 janë ende aktivë. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat, në veçanti vendosjen e maskave, të cilat sipas tij do te kthehen ne perditshmeri.

?Kur dy persona mbajnë maska në mënyrën e duhur, mundësia e infektimit është vetëm 1.5 për qind. Mbaj maskën, ruaje distancën, mos rrini në grupe?, ka shkruar Filipçe ne facebook.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#NorthernMacedonia#VenkoFilipçe #TopChannel

Recommended