Klubet nuk tërhiqen/ Superiorja nuk do të nisë në 12 shtator - News, Lajme - Vizion Plus

  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Superliga nuk do të fillojë më 12 shtator ashtu sikur ishte përcaktuar. Skuadrat kanë vendosur të bojkotojnë kampionatin deri në momentin që qeveria të plotësojë 4 kushtet e vendosura. Sipas komunitetit të futbollit, ndryshimet ligjore për sponsorizimet në sport nuk kanë asnjë efekt real në ekonominë e futbollit. Sekretari i përgjithshëm i ligës, Dritan Kadiu, thotë për Vizion Plus se deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar ndonëse letra e tyre është bërë publike DRITAN KADIASEKRETARI I LIGËS PROFESIONISTE ?Situata në momentin që flasim është e njëjtë, pra kemi një deklaratë të presidentëve të Ligës profesioniste të Futbollit të cilët kanë deklaruar se do kemi bojkot të Kategorisë Superiore. Ndërkohë nga ana qeverisë nuk ka asnjë reagim ndonëse kërkesat tonë janë dërguar në 10 gusht. Praktikisht po bëhet një muaj që kemi dërguar letren tonë dhe e kemi bërë publike dhe nuk kemi asnjë lloj përgjigje nga qeveria. Për ketë arsye bojkoti jonë do të vazhdojë.? Kadia sqaroi se është një vendim unanim i të gjitha skuadrave ndërsa theksoi se ky ligj nuk vlen vetëm për futbollin por për të gjitha sportet. DRITAN KADIA SEKRETARI I LIGËS PROFESIONISTE ?Ky është një vendim unanim i të gjithë presidentëve të klubeve dhe ata i qëndrojnë fortë këtij vendimi. Arsyet pse natyrisht janë bërë dhe publike. Ata parasisht kushteve të vështira në të cilën ata punonin para pandemisë, koronavirusi ia thelloi dhe më shumë problematikat e tyre dhe me ndryshimet ligjore që bëhen për sponsorizime ata prisnin të kishin lehtësira. Kjo gjë nuk ka ndodhur . Theksoj ligji vlen për të gjitha sportet dhe jo vetëm për futbollin.? Klubet kërkojnë rishikimin e ligjit pasi nuk janë marrë parasysh propozimet e tyre dhe qeveria sipas ligës nuk ka reflektuar ne ligj premtimet e dhëna. Presidentët e skuadrave u mblodhën edhe në Minsk ku diskutuan gjatë për vazhdimësinë e kampionatit ndërsa në fund i qëndruan besnik vendimit për ta bojkotuar superligën deri në një moment të dytë.

Recommended