Top News - Anglia ashpërson masat/ Ndalohet tubimi me mbi 6 persona

  • 3 years ago
Qeveria britanike ka njoftuar veprime të reja në përpjekje për të ndaluar një rikthim të pritshëm të koronavirusit gjatë vjeshtës, duke fuqizuar ligjet e duke ndaluar tubimet e më shumë se gjashtë personave në Angli.


Në mesin e shqetësimeve se rregullat aktuale nuk po kuptohen mirë dhe janë të vështira të implementohen për policinë, Boris Johnson do të prezantojë në një konferencë për shtyp masat e reja.

Ndryshimi i masave pason një rritje të papritur të numrit të të infektuarve me koronavirus, me rreth 8500 teste pozitive të regjistruara në angli në tre ditët e fundit.

Qeveria një ditë më parë, shtoi Boltonin në grupin e qyteteve nën izolime lokale, duke detyruar të gjitha aktivitetet të mbyllen nga ora 22 e mbrëmjes deri në 5 të mëngjesit. Ndërkohë që laboratorët po ndeshin në vështirësi në procesimin e testeve të kovidit, duke dëmtuar edhe përpjekjet e qeverisë për ta mbajtur pandeminë nën kontroll. Sipas disa zërave kritikë, sistemi i testimit dhe gjurmimit është pranë kolapsit.

Qeveria thotë se problemet me testet do të zgjidhen në të paktën dy javë e ndërkohë drejtorët e shkollave dhe shtëpitë e kujdesit për të moshuar janë paralajmëruar për pasoja zinxhir në përpjekjet për të vënë nën fre shpërthime të reja.

Ministrat janë të shqetësuar se të rinjtë po injorojnë rregullat dhe po çojnë në rritjen e infektimeve në Britani, në më shumë se 2400 për të tretën ditë radhazi. Ekziston frika se numri i ulët i shtrimeve në spitale mund të shpërthejë pasi të afërm më të moshuar dhe njerëz të tjerë vulnerabël infektohen prej tyre.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#England#BorisJohnson#TopChannel

Recommended