Top News - 8 gjyqtarët e Kolegjit/ Miratohen, do ‘gjykojnë’ zgjedhjet

  • 3 years ago
Më pak se 24 orë ka zgjatur dilema nëse gjyqtarët e përzgjedhur me short për Kolegjin Zgjedhor do të miratoheshin apo jo nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Mëngjesin e kësaj të mërkure, 8 gjyqtarët që kanë kaluar të dyja shkallët e vettingut janë miratuar dhe për ta nis misioni i ri.

Kjo trupë gjyqtarësh do të shqyrtojë ankesat e mundshme të partive politike në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilët tashmë është vendosur nga presidenti që do të zhvillohen në 25 prillin e vitit të ardhshëm.

Sokol Ibi, Manjola Xhaxho, Edlira Petri, Emona Muçi, Asim Vokshi, Gentian Medja, Esmeralda Çeka dhe Alma Kolgjoka do të japin drejtësinë jo për çështje penale, apo civile, por për cështje politike. Ndërkohë të enjten është parashikuar të mbahet ceremonia publike e betimit të tyre.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#KolegjiZgjedhor#Vetting#TopChannel

Recommended