Kampionati shqiptar, kryesojne Tirana, Dinamo - (28 Shtator 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Fortuzi dhe Tirana shkatërrojnë Apoloninë e Fierit, ku sulmuesi i shquar kryeqytetas, që po përjeton një formë të shkëlqyer sportive, shënoi plot 5 gola, duke i falur skuadrës kampione vazhdimin e kryesimit. Edhe Dinamo kryesuese, ka kaluar një pasdite të lehtë përball Flamurtarit, duke fituar 3-0 në stadiumin ?Selman Stërmasi?. Djemtë e Sejdinit kanë pasur epërsi gjatë gjithë takimit dhe si rezultat i saj kanë shënuar 3 herë me anë të Dhëmbit, Daniel Xhafës dhe Qorrit.

Në ndeshjet e tjera bie në sy fitorja e Tomorrit ndaj Teutës së Durrësit edhe pse durrsakët kryesuan 1-0 në pjesën e parë. Në 45 minutat e dyta, beratasit shënojnë dy gola dhe përmbysin rezultatin në favor të tyre. Vllaznia fiton 1-0 në Korçë, ndaj Skënderbeut, ndërsa Lushnja dhe Shqiponja e përfunduan në barazim 0-0 takimin midis tyre. Pas javës së tretë Dinamo e Tirana kryesojnë së bashku me nga 9 pikë të plota./tvklan.al



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended