Avokatja: Deshmitari i vrasjes se Eglantines, eshte edhe ndihmesi i vrasesit

  • 3 years ago
Mbrëmjen e sotme, emisioni ?Opinion? në Tv Klan, ka trajtuar vrasjen makabre të Englatina Bucit 23 vjeç në vitin 2012 nga vëllai Shkëlzen Buci dhe babai i saj Faik Buci në Malin me Gropa.
Shoku i Shkëlzenit i cili ka parë me sytë e tij ekzekutimin e Englantinës, ka zbardhur nw vitin 2017 historinë para gjykatës, duke marrë statusin e të penduarit.

Avokatja Enida Bozhegu gjatë emisionit është shprehur se dëshmitari i penduar mund ta ketë ditur se e gjithë kjo histori mund të përfundonte në një vrasje dhe se e konsideron atë si ndihmësin e vrasësit.

Enida Bozhegu: Dëshmitari i penduar ose ndryshe bashkëpuntori i drejtësisë ka deklaruar se edhe herë të tjera se babai i vajzës ka tentuar ta vriste. Kur një njeri i cili ka këto informacione në të cilat thotë që vajzën e ndiqnin dhe donin ta vrisnin më përpara se ai vetë të bëhej pjesëtar i shoqerimit të vajzës për rolin që do të kryente ai vetë, ai e ka marrë me mend. Duke patur parasysh karakteristikat e kësaj familje, kam përshtypjen që ai ka qenë i sigurt që mund të shkoni deri në vrasje. Une dëshmitarin e penduar do ta fusja si ndihmës.

Blendi Fevziu: Me një dëshmitar a mund të arrihet një përfundim?

Enida Bozhegu: Këta lloj dëshmitarësh janë shumë të vështirë për ta kuptuar lidhjen. Me një dëshmitar të tillë i cili ka dhe një precedent tjetër të lidhur bashkë me personin, është shumë e vështirë të arrihet në një besueshmëri. Edhe një gjykatë do e kishte shumë të vështirë të arrinte të ndërtonte mbi bazën e një dëshmie, do kërkojë prova shtesë dhe do kërkojë një arsyetim më të gjatë të historisë.

#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. ?Opinion? vjen në katër takime çdo javë ? e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended