Meta dekreton daten e zgjedhjeve parlamentare

  • 3 years ago
Të dielën e 25 Prillit qytetarët shqiptarë do t?u drejtohen kutitve të votimit për të zgjedhur Parlamentin e ri.

Presidenti i Republikës, pas takimeve që zhvilloi ditën e premte me përfaqësues të partive politike, dekretoi datën për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare, duke caktuar të dielën e katërt të Prillit për zhvillimin e votimeve.

?Zgjedhjet për Kuvendin të zhvillohen ditën e dielë, më datë 25 Prill 2021?.

Në takimet e së premtes të zhvilluara në presidencë, përfaqësuesit e partive politike nuk folën për një datë konkrete duke lënë të hapur të gjitha opsionet, përveç zhvillimit të tyre në 2 Maj që përkon me festën e Pashkëve.

Me dekretimin e datës së zgjedhjeve, edhe mazhoranca dhe opozita do të duhet të ulen në tryezën e Këshillit Politik për të reflektuar në kod ndryshimet kushtetutese të bëra në 30 Korrik.

Ndonëse nuk ka ende një datë për mbajtjen e tryezës së radhës, opozita është shprehur e gatshme për të lëshuar sa i përket çështjes së hapjes së listave, por prerazi refuzon të negociojë për heqjen e koalicioneve elektorale.

Sakaq në të dy kampet demokratët dhe socialistët kanë ndezur motorët e fushatës elektorale për betejën e radhës në 25 Prill.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended