Meta dekreton ligjin e zgjedhjeve, Presidenti: Dialogu, e vetmja rrugë drejt BE

  • 4 years ago
Ilir Meta hodhi firmën mbi marrëveshjen e 5 qershorit, të përkthyer në 48 nene të reja të kodit elektoral një ditë pasi Parlamenti i dërgoi në zyrë e tij dokumentin e dakordësuar me konsensus mes mazhorancës dhe opozitës jashtëparlamentare.


Si për ironi, në njoftimin e Presidencës bie në sy se Parlamenti i ka dërguar për dekretim kryetarit te shteti ndryshimet ne ligjin zgjedhor, ditën kur socialistët vulosnin ne seancë plenare ndryshimin e Kushtetutës me deputetë të dalë nga listat e PD-LSI.

?Kuvendi i Shqipërisë në datë 30.07.2020, ka përcjellë pranë Institucionit të Presidentit për dekretim dhe shpallje, ndër të tjera ndryshimet në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë. Presidenti i Republikës Ilir Meta, ashtu siç kishte garantuar, ditën e sotme, pa asnjë vonesë, ka dekretuar me shpallje ndryshimet në Kodin Zgjedhor, qe janë i vetmi produkt i marrëveshjes konsensuale të 14 Janarit dhe të 5 Qershorit të dakordësuara në Këshillin Politik, që mundëson vijimin e sigurt të rrugëtimit europian të Shqipërisë dhe që kishin konsensusin dhe gjithëpërfshirjen e të gjithë aktorëve politikë në vend.?

Në sqarimin që bashkëshoqëron dekretin, Presidenti Ilir Meta këmbëngul në vijimin e konsensusit politik si një ndër kushtet e vendosura ndaj Shqipërisë për rrugëtimin europian, ndërsa nuk kursehen akuzat për vendimin e Parlamentit për të ndryshuar Kushtetutën në mënyrë të njëanshme.

?Presidenti Meta do të jetë si gjithmonë në krye të detyrës në mbrojtje të Kushtetutës, të të drejtave të patjetërsueshme, lirive dhe vullnetit të qytetarëve për të marrë në dorë fatet e tyre përballë çdo akti të ndryshimeve të njëanshme, të dhunshme dhe me urgjencë të pajustifikueshme, si ai i Kushtetutës, që asgjësojnë shtetin e së drejtës, demokracinë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë!?

Ndryshimet kushtetuese nuk njihen as nga Partia Demokratike dhe aleatët e saj, pasi sipas tyre ato minojnë marrëveshjen e 5 qershorit. Me 106 vota pro dhe 10 kundër parlamenti vendosi te ndryshoje sistemin zgjedhor duke hapur listat e kandidateve dhe prekur formulën e koalicioneve parazgjedhore, por për opozitën jashtëparlamentare ky votim zhbën marrëveshjen politike për zgjedhje, ku parashikohen ekzisteca e koalicioneve parazgjedhore.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit...

Recommended