Korçë, transportuan 3 emigrantë të paligjshëm, prangosen 2 persona

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews

Vijon operacioni i koduar ?Perimetri? për goditjen e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

Vihen në pranga 2 shtetas, të cilët po transportonin 3 emigrantë të paligjshëm.

?Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Komisariatin e Policisë Devoll në vijim të operacionit policor ?Perimetri?, kanë goditur një rast tjetër të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: E. SH., 36 vjeç dhe K. M., 18 vjeç, banues në Tiranë.? ? njofton policia.

Dy shtetasit e mësipërm, u kapën nga forcat policore, mbi fshatin Poloskë, Devoll, duke transportuar me mjetin furgon tip ?Benz? tre emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishin premtuar kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale ?Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim?.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/korce-transportuan-3-emigrante-te-paligjshem-prangosen-2-persona/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended