Rindertimi i shkollave te demtuara nga termeti

  • 3 years ago
Ministri i Rindërtimit i jep përgjigje akuzave të demokratëve për mosmbajtje të premtimeve për rindërtimin e shkollave dhe deklaron se të gjitha këto struktura arsimore janë marrë përsipër të ndërtohen nga Komisioni Europian dhe janë të ndarë në 2 grupe.

Kryeministri dhe Ministri i Rindërtimit kanë parë nga afër disa kantierë ndërtimi që janë pjesë e programit të rindërtimit në Bashkinë e Kavajës. Në Gos, në Shtodhër dhe brenda në qytetin e Kavajës janë në proces 3 objekte arsimore.

Rama dhe Ahmetaj sigurojnë se do të jetë me standarde shumë të larta, pavarësisht se janë në fshat apo në qytet.

?Këto shkolla janë në çdo aspekt njësoj si në Europë, nuk kanë asnjë dallim?, u shpreh kryeministri Rama.

Në të gjithë vendin janë 143 shkolla të reja që ndërtohen, si me fondet e buxhetit të shtetit, ashtu dhe me donacione. Qeveria premton se shkollat e reja do të ndërtohen brenda vitit 2021.
Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended