Report TV - Ministria e Arsimit publikon LISTËN E PLOTË të shkollave të dëmtuara nga 26 nëntori!

  • 4 years ago
TIRANE - Drejtoria Vendore Arsimore Tiranë ka përpiluar listën ku është bërë bilanci i shkollave që do të rindërtohen pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit, kur ka kaluar më shumë së një muaj nga tërmeti shkatërrues, që preku dhe shkollat në kryeqytet.

Më datë 6 janar rinisi procesi mësimor pas pushimeve zyrtare të festave, por jo të gjithë nxënësit kanë mundësi ta zhvillojnë mësimin në shkollat e tyre.

Nga lista e lëshuar nga Ministria e Arsimit, shihet se janë 2 shkolla në Tiranë që do të rikonstruktohen, 9-vjeçarja ?1 Qershori? dhe ?Ali Demi?, kjo si pasojë e dëmeve të marra. Po ashtu do të rindërtohen 13 shkolla 9-vjeçare, kjo pasi ishte e pamundur që mësimi të zhvillohet normalisht dhe i sigurt.

Nxënësit e këtyre 13 shkollave janë sistemuar në shkolla pritëse, ku në disa prej tyre mësimi zhvillohet më dy turne. Ndërkohë që janë hapur pjesërisht 3 shkolla, 9-vjecarja ?Emin Duraku?, gjimnazi ?Myslym Keta? dhe ?Asim Vokshi?.

Kujtojmë se në shkollën ?Emin Duraku? gjysma e godinës është jo funksionale, ndaj u mor vendimi që mësimi të zhvillohet me dy turne, në pjesën e godinës që nuk pësoi dëmtime nga tërmeti. Por prindërit që çojnë fëmijët në këtë shkollë, ishin kundër këtij vendimi të ministres së Arsimit, Besa Shahini, ndaj e kundërshtuan duke firmosur peticione e duke refuzuar që të çojnë fëmijët në shkollë.

Në muajin janar do të hapen gjimnazi ?Sami Frashëri? dhe 9-vjecarja ?26 Nëntori?. Gjimnazit ?Sami Fashëri? iu vu shirit për shkak se në katin e tretë ë godinës, ra plotësisht tavani.  Disa ditë më pas u shkarkua dhe drejtoresha e këtij gjimnazi Teuta Dobi. Nxënësit e 'Sami Frashërit' u transferuan në dy shkolla pritëse, duke bërë mësim me dy turne, tek  ?Qemal Stafa? dhe ?Çajupi?.  

Vetëm shkolla ?Pezë e Madhe? ka pësuar dëme të pariparueshme ndaj u mor vendimi për shembjen plotësisht të godinës.

Recommended