Farmacite e vendit shkaktojne dem ekonomik (20 Shtator 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Shteti shqiptar subvencionon 280 barna. Meqë shteti mbulon një pjesë të shpenzimeve, farmacistë në disa rrethe të vendit, kanë abuzuar duke shkaktuar një dëm ekonomik prej 10 milion lekësh të reja. Pas kontrollit të bërë nga Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, u morën masa për 25 shitës barnash që kanë abuzuar.
Masa shkon nga gjobë deri në heqje të licensës Drejtori i Drejtorisë së Kontrollit Arjan Sulaj, thotë:
"Ka patur shkelje të pikave të kontratës nga këto farmaci të shoqëruara dhe me vlera të dëmit ekonomik. Duke patur parasysh dhe kontrollin nga vetë degët, vlera e dëmit ekonomik të konstatuar për këtë periudhë është 9 milion e 116 mijë e 362 lekë. Deri në këto momente janë ndërprerë 24 kontrata në farmaci si masa më ekstreme dhe për diferenca kuptohet që janë arkëtura këto lekë dhe nga këto 80% e këtyre kontratave janë ndërprerë me farmacitë me kontratë me shërbimet shëndetësore me degën e Tiranës."/tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended