Terror ne Tropoje, te shtena armesh per disa ore - (19 Shtator 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Të shtëna armësh dhe lajme kontradiktore nga Tropoja. Qyteti i Bajram Currit, periferia dhe fshatrat pranë tij, mbrëmë kanë jehuar nga breshëritë e armëve. Ka qenë ora 21, kur ka nisur breshëria e parë që është pasuar më vonë nga të tjerat. Nuk kanë vonuar dhe qëndrimet apo deklarata që sot në mëngjes kanë komentuar ngjarjet e mbrëmshme sot në Tropojë.

Ministria e Rendit Publik, me një komunikatë të saj sqaron se rreth orës 21, në lagjen Partizani të Bajram Currit dhe në fshatin Markaj janë dëgjuar të shtëna armësh. Policia e Tropojës ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konkluduar se banorë të zonës ende të paidentifikuar kanë qëlluar në ajër me armë automatike. Gjithashtu sipas policisë nuk ka pasur viktima e të plagosur dhe po punohet për identifikimin e personave që kanë qëlluar.

Partia Demokratike ka deklaruar sot në mëngjes se agjent të shërbimit sekret dhe ekstremist të PS kanë terrorizuar për pesë orë rresht me të shtëna armësh dhe artilerie banorët e Tropojës. Sipas PD është qëlluar dhe shtëpia e kryetarit të PD së Tropojës Azgan Haklaj. Sipas PD është vetë shefi i SHISH Fatos Klosi, që ka organizuar terrorin e mbrëmshëm. Ndërkohë vetë Klosi ka mohuar që mbrëmë ishte në Tropojë. Sipas tij të shtënat e armëve kanë si autorë vetë militantët e PD./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended