Report TV -Shkolla nuk nis më 16 shtator për disa fëmijë në Lezhë
  • 5 years ago
LEZHË- Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor në disa prej shkollave të qarkut të Lezhës ka probleme me higjienën. Konstatimi ka ardhur nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor pas inspektimeve të kryera në godinat arsimore. Një shkollë në Kurbin do të qëndrojë e mbyllur deri në përmirësimin e kushteve higjeno-sanitare, ndërsa probleme ka dhe në konviktin e shkollës "Kolin Gjoka" ku aktualisht është i vendosur kopshti "Besëlidhja".

"Kemi shkolla të vjetra të amortizuar që nuk plotësojnë kushtet higjeno-sanitare për të nisur vitin e ri shkollor 2019-2020. Në këto shkolla inspektorati ka marrë masën urgjente të mbylljes dhe mos hapjes së tyre deri në përmirësimin e kushteve higjeno-sanitare në mënyrë që të garantohet proces arsimor i rregullt dhe shëndeti i fëmijëve që frekuentojnë këto institucione arsimore", tha Laureta Prendi, Kryenspektore e Inspektorati Shtetëror Shëndetësor Lezhë.
Recommended