Report TV - Lezhë, 250 fëmijë pa kopësht,Bashkia: Nuk kemi fond nga ministria e Arsimit

  • 7 years ago
Prej tre vjetësh kopështi në mes të qytetit të Lezhës i lënë në harresë. Punimet nisën tre vite më parë dhe duhet të përfundonin në harkun kohor të 5 muajve, por pas përfundimit të fazës së parë, puna u ndërpre.

Pas ndërprerjes së punimeve godina ka filluar të amortizohet, ndërsa është kthyer edhe në rrezik serioz për jetën e qytetarëve. Kjo për faktin se gropa që ndodhet fare pranë trotuarit ku kalojnë njerëzit është e mbushur me ujë të ndotur.

Ndërkohë që mungon dhe rrethimi. Problematika që paraqitet pranohet dhe nga Bashkia e Lezhës. Ata thonë se nuk është alokuar fondi për fazën e dytë, pasi ky është një financim i Ministrisë së Arsimit.

Ndërsa për rrethimin e tij, atyre ia kujtojnë gazetarët që duhet të bëhet. Ndërkohë që shprehen se do t?i kërkojnë firmës ndërtuese që ta bëjë një gjë të tillë.

Ndërkohë që 250 fëmijë parashkollor në Lezhë prej tre vitesh janë akomoduar në ambientet e konviktit të shkollës profesionale, në pritje të kopshtit të ri, i cili nuk dihet se kur do të përfundojë.

Recommended