Top News - PD-shkolla në Thumanë e rrënuar/ ‘Bashkia fshehu gjurmët’

  • 4 years ago
Sekretari për Çështjet Ligjore në PD Çlirim Gjata, me anë të një deklarate nga Thumana ka hedhur akuza ndaj Bashkise se Krujes, e cila sipas PD, ka fshehur gjurmet e rrenimit te shkolles 9 vejcare ne Thumane.Kjo e fundit e inaguruar 2 dite perpara termetit.
Gjata deklaroi se kjo eshte një tjetër skandal në Bashkinë e Krujës, në lidhje me çështjen e rindërtimeve nga tërmeti i 26 nëntorit ndaj dhe prokuroria duhet ta hetojë këtë çështje në themel
Përsa i takon vendit ku ndodhemi, këtu ka qenë edhe një shkollë tjetër dykatëshe e rikonstruktuar, përveç kësaj shkolle këtu pas. Dhe ç?është më e bukura, nqse kjo shkollë këtu trekatëshe e ndërtuar e re, ka kushtuar 600 milionë lek të vjetra, rikonstruksioni i shkollës dykatëshe e cila nuk ekziston më, ka kushtuar 100 milionë lek më shumë dhe është inauguar 2 ditë përpara tërmetit. Tërmeti e rrënoi atë përfundimisht. Kjo tregon se çfarë rikonstruksioni i është bërë asaj shkolle. Brenda 48 orëve nga Bashkia e Krujës është zhdukur shkolla. Janë zhdukur mbeturinat dhe është shtruar me çakull duke mos lënë asnjë gjurmë. Se përse është bërë kjo, është çështje e prokurorisë që duhet ta hetojë këtë rast.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#PD#Thumane#TopChannel

Recommended