Bllokohet anija me karburant kontrabande ne Durres - (18 Shtator 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Dogana e portit detar të Durrësit bllokoi një anije për shitje karburanti kontrabandë. Forcat e Guardia di Finanza, ka diktuar lëvizje jo të rregullta në njërën prej anijeve të mallrave të ankoruara në kalatat e portit. Ato kanë filmuar në kohën që anija derdhte pjesë të karburanteve të deklaruara si furnizim i bordit, nëpër kamion.

Menjëherë është lajmëruar dogana e cila ka bërë verifikimet. Në anije kanë rezultuar rreth 22 mijë litra karburant mangut që ishte shitur. Kjo është një shitje kontrabandë duke qenë se në fillim është deklaruar si furnizim bordi, duke mos paguar doganë. Për këtë rast do të mblidhet një komision i posaçëm, në doganë, e cila do të përcaktojë sanksionet, që mund të shkojnë deri në tre mijë lekë të reja gjobë.

Anija nuk u blloku dhe i lihet një afat kohor pronarit për të shlyer sanksionet. Ky është rasti i shtatë që dogana e Durrësit, kap anije me diferencë në sasinë e karburantit./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended