PD, Berisha miting ne Durres - (26 Shtator 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Berisha i ka bërë thirrje durrsakëve nga sheshi kryesor i këtij qyteti, të votojnë për kandidatët demokratë më 1 Tetor. Për asnjë sekondë mos harroni tha ai, se kandidatët socialistë përfaqësojnë shegertin e Kretës dhe çirakët që shpallën Millosheviçin të keqen më të vogël. Miri Hoti dhe kandidatët socialistë, tha Berisha, përfaqësojnë famëzinjtë më të mëdhenj të Europës.

Sali Berisha, Kryetar i PD:- ?Miri Hoti është ish-mjeku i Durrësit, përfaqëson turpin e Durrësit, turpin e Shqipërisë, turpin e shqiptarëve, asnjë votë për të. Qytetarë të Durrësit, ngrihuni në lartësinë e vlerave tuaja, të trashëgimisë tuaj, me të cilat është krenuar e krenohet kombi?.

Më tej Berisha tha, se kusarët asgjë nuk mund t?i shpëtojë nga ligji dhe pronat e tyre nga rruspa, por u shpreh ai, kusarëve iu ka ardhur fundi. Berisha ka ftuar durrsakët të marrin pjesë në mitingun e PD, më datë 29 në sheshin Skënderbej.

Sali Berisha, Kryetar i PD:- ?Më 29 Shtator, iu ftoj të gjithëve, ftoj Shqipërinë në sheshin Skënderbej, për të festuar fitoren e 1 Tetorit?./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended