Top News - Ra nga pema humbi jetën/ Gjykata, në burg inxhinierin e pyjeve

  • 4 years ago
Karafil Bregu, me detyrë inxhinier pyjesh në Berat është lënë në burg për 30 ditë nga Gjykata e Beratit. Ai u arrestua pasi nuk mori masat mbrojtese ne pune per punetorin Shkelqim Metkaj, i cili humbi jeten ndersa ishte duke krasitur pemet pergjate lumit Osum. 46 vjecari , punonjes i bashkise se Beratit, ra nga lartesia e nje peme dhe u perplas ne toke. Si pasoje e renies, mori goditje te shumta ne trup dhe ne koke duke nderruar jete. Edhe pse policia mendon se renia ishte aksidentale, ajo nisi hetimet per kete ceshtje duke vene me pas ne pranga , inxhinierin e pyjeve i cili kiste pergjegjesine te siguronte kushtet e punes punetorit . Gjatë seancës, ne gjykaten e Beratit, Bregu nuk ka folur, ndërkohë avokati i tij e ka mbrojtur. Ky i fundit mësohet të jetë shprehur se Bregu nuk ka qenë atë ditë në punë, kur punonjësi i Bashkisë ra nga pema dhe humbi jetën tragjikisht. Ai shton se Bregu ka pasur shenja të Covid-it dhe se për këtë arsye ka qëndruar në shtëpi. Metkaj ra në bregun e Osumit, nga një lartësi e konsiderueshme. Skena e rëndë u pa nga kalimtarë të shumtë që ndodheshin në vendin e ngjarjes.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Aksident#TopChannel

Recommended