Durrës/ I mori jetën gruas prej xhelozisë, Gjykata lë në burg burrin vrasës

  • 4 years ago
Gjykata la në burg vrasësin e dyshuar të nënës së tre fëmijëve të tij, Lulzim Cuku.


Ai ka pranuar se e ka vrarë bashkëshorten pasi dyshonte në tradhtinë e saj dhe prej disa muajsh mes tyre kishte debate dhe akte dhune. Viktima rezulton të ketë pasur dhe urdhër mbrojtjeje nga gjykata, po kjo mbrojtje, ashtu si dhe shumë raste të tjera të dhunës në familje, nuk i ka siguruar jetën.

Asnjë familjar nuk ka qenë i pranishëm në seancën kundër bashkëshortit vrasës. Lulzim Cuku vrau me thike bashkëshorten 33-vjeçare Manjola Cuku në Xhafzotaj, disa ditë më parë. Pas vrasjes autori i krimit u largua menjëherë nga vendi i krimit drejt vendit të origjinës, Dibrës, por më pas u dorëzua në komisariatin e policisë së Burrelit, ku pranoi se e qëlloi të shoqen për shkak të xhelozisë.

Dyshonte se kur ai shkonte në Greqi për të punuar, ajo mund ta tradhtonte pasi ?ishte e bukur dhe më e re se ai?.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Durres#LulzimCuku#TopChannel

Recommended