Report TV -Jeta bohemiane e Arben Bajos, vepra të lëna përgjysmë dhe “Kadare” i parealizuar!

  • 4 years ago
Në mesin e rrugëtimit të tij jetësor e në kulm të krijimtarisë, vdekja erdhi e befasishme. Ndërsa në rrugicën ?Eduard Mano? mungojnë ecejaket e tij, buzëqeshja e fjalët dashamirëse që reflektonte njeriun e urtë, Arben Bajo, veprat e tij që struken në studion modeste, guximtare bërtasin pavdekësinë e artistit. Figura njerëzore, humanizmi është kryefjalë e krijimtarisë së tij. Eleganca e nudove, ndërthuret me ndjeshmërinë e psikologjinë e femrës, duke u shndërruar në poezi.

?Beni e konsideronte veten skulptor të figurës njerëzore. Gati 80 për qind të veprave të tij i takojnë figurës njerëzore, si asaj femërore dhe asaj mashkullore. Nudot i ka mbajt më gjatë në duart e tij. Silueta femërore për të ishte një motiv jete. Por, është edhe një nga skulptorët e rrallë që tregon veten pa doreza. Në ekspozitën e fundit që do bënte, një cikël ishte për njeriun dhe instinktin kafshëror, që jeton brenda tij i miksuar me mitologjinë greke, që është shtylla kurrizore e kësaj eksperience të re?, thotë kritiku i arteve pamore Ermir Hoxha.

Hulumtimi në botën e brendshme njerëzore është i thellë edhe sa i përket mitologjisë. Anët e errëta, instinktet kafshërore që janë të mbështjella me trupat njerëzor i shpërfaq me një mjeshtëri të tille, që do ta kishte zili çdo artist bashkëkohor.

?Në fakt ne jemi para njërës prej këtyre veprave. Unë që jam studiues i arteve pamore e kisha të pamundur, që të gjeja një shembull të dytë të kësaj tipologjie figurative. Një artist që bën veten e tij, duke i mbivendos instiktin kafshëror, në rastin e kësaj figure jepet përmes brirëve, ku figura njerëzore po transformohet në një bishë?, shpjegon studiuesi.

Mes vështrimeve të mjegulluara prej trishtimit studentët, përpiqen të tregojnë pedagogun e tyre që u mësoi sekretet e zanatit. Dhe në mes të studios, vepra e tij e papërfunduar që miklon daltën e lënë mënjanë. Studentët tanimë e dinë se s?duhet lënë më gjatë të presë..., kjo krijesë duhet të shikoje dritën.

?Këto ditë për ne që kemi qenë ccdo ditë me të janë shumë të trishta. Ikja e tij ishte e papritur. Profesor Beni gjatë gjithë karrierës së tij në universitet zgjidhte studentët më të mirë, i merrte në studion e tij dhe i nxirrte në jetë. Do ta kujtoj si njeriun që ka bërë shumë për mua?, shprehet studenti i tij i skulpturës, Alem Toska.

?Në studio ndihet mungesa e tij. Mungon shpjegimi që ai na bënte. Puna e lënë përgjysmë, për ne është shumë e vështirë që ta derdhim pa të. Por, shpresojmë që të çojmë përtej në art atë që ai na dha?, thotë studenti i tij, Renato Kullolli.

Recommended