Speciale - Muzeu vendor ‘Shtëpia studio Kadare”, flasin kineastët dhe studiuesit e letërsisë

  • 5 years ago
Pranë qendrës së Tiranës, në rrugën e ?Dibrës? në katin e tretë të pallatit me kuba të ashtuajtur modern, që u realizua në fillim të viteve ?70 nga arkitekti Maks Velo vizitorët mund të shohin nga afër, se ku shkrimtari i njohur Ismail Kadare jetoi për 15 vite të tij, gjatë regjimit komunist. Kamera e ?ReportTV? sjell nga afër, se çfarë mund të prek publiku, për të kuptuar botëkuptimin dhe kontributin e tij fillimisht në letërsinë shqipe, e më pas në përkthimin e saj në gjuhë të huaj edhe artet e tjera. Drejtoresha e Turizmit dhe Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë , Mirela Koçollari,  na shpjegon detajet, me të cilat do të hasen vizitorët.

 ?Qëllimisht i kemi lënë të mbyllura disa kanata, si dritare të vogla, me objekte edhe me pjesë të memories, së familjes edhe shkrimtarit që i kemi gjetur në këtë shtëpi. Janë objekte të tij, por edhe të fëmijëve. Ndërsa, nuk mungojnë as dorëshkrimet e pabotuara, që shkrimtari ka lënë asokohe në këtë shtëpi?, shprehet Mirela Koçollari.

Një dhomë në këtë muze, është për kontributin e çiftit Helena dhe Ismail Kadare në kinematografinë shqiptare, ku janë adoptuar rreth 10 vepra të tij.