Top News - Donald Trump për Joe Bieden: Ai është kundër Zotit
  • 3 years ago
?Joe Bieden është kundër Zotit?, kështu tha presidenti amerikan Donald Trump, duke intensifikuar sulmet mbi rivalin e tij demokrat e duke paralajmëruar një betejë të shëmtuar elektorale.

Komentet, gjatë një udhëtimi në Ohajo, erdhën ndërsa Trump po përpiqet të mbledhë mbështetje në terren në shtetet qendrore që çuan në fitoren e tij në 2016.

?Ai është kundër zotit. Ai është kundër armëve?, tha Trump.

Biden, një katolik i konfirmuar, do të përballet me Trump në nëntor. Sondazhet e opinionit publik tregojnë se demokrati aktualisht është në kryesim. Ish-zëvendëspresidenti Biden ka folur shpesh se si besimi i tij e ndihmoi të përballonte vdekjen e bashkëshortes së parë dhe vajzës në një aksident me makinë në 1972. Zëdhënësi i fushatës së tij, tha në një deklaratë se besimi i Joe Biden është thelbi i asaj që ai është. Ai ka jetuar me dinjitet të gjithë jetën e tij dhe besimi ka qenë për të burim force dhe ngushëllim në kohë vështirësish të mëdha.

Trump, që e identifikon veten si presbiterian, tha për Biden më herët se ai po ndjek një agjendë majtiste radikale.

?Do t?ju marrë armët, të shkatërrojë amendamentin e dytë. Jo fesë, jo asgjëje, dëmton biblën dhe zotin. Ai është kundër Zotit, kundër armëve, kundër energjisë.?

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#DonaldTrump#JoeBieden#TopChannel
Recommended