Ora News – Botuesit kundër taksave për librin: Nuk është mall dosido

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Duke nisur nga janari i këtij vitit ka nisur të zbatohet taksa prej 6% për librin dhe 20% për shtëpitë botuese sipas skemës së TVSH-së.

Kjo situatë duket e papritur për përfaqësuesit e shtëpive botuese, të cilët thonë se taksa e re po shkakton amulli në industrinë e librit.

Botuesi, Pirro Misha, thekson se vendimi i Ministrisë së Financave erdhi papritur dhe nuk është diskutuar me grupet e interesit.

Misha: Ministria e Financave nuk mund të bëjë ndryshime të tilla pa marrë parasysh mendimin e dikastereve të tilla që hartojnë politika. Nuk mund të bëjë eksperimente. Shqipëria ka defiçite të mëdha kulturore. Është një ndryshim absurd sepse duhet të ketë ndryshuar diçka në kushtet që e bënë zero para disa vjetësh.Është edhe tregues i një mungese të një qartësie të politikave kulturore sepse nuk mund të trajtohet libri si një mall dosido.

Botuesja, Arlinda Dudaj, mendon se vendosja e TVSH-së prej 6% për librin ndikon drejtëpërdrejtë te lexuesi, në një periudhë kur qasja ndaj leximit është në rënie.

Dudaj: Nuk e gjykoj aspak të drejtë në një moment që ne flasim gjithmonë që lexohet më pak, që qasja e lexuesit ndaj librit është ulur.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/botuesit-kunder-taksave-librin-nuk-eshte-mall-dosido

Recommended