Top News - Shifrat e tremujorit/ Ekonomia humbi 400 mln euro

  • 4 years ago
Ekonomia shqiptare ka humbur rreth 400 milionë euro në tremujorin e parë të vitit 2020, si rrjedhojë e tërmetit dhe pandemisë që detyroi një mbyllje të ekonomisë nga mesi i muajit mars.
Sipas raportit të Eurostat për vendet anëtare, ku përfshihen dhe shtetet e rajonit. Prodhimi i Brendshëm Bruto me çmime tregu për Shqipërinë zbriti në 3 miliardë euro, nga 3.4 miliardë euro në tremujorin e mëparshëm, duke zbritur në nivelin më të ulët që nga tremujori i parë 2018.

Gjithashtu INSTAT ka raportuar se Produkti i Brendshëm Bruto në tremujorin e parë të vitit 2020 vlerësohet me rënie prej 2,52 %, kundrejt tremujorit të parë të vitit 2019. Tërmeti i fundit të vitit të kaluar, që frenoi sektorin e ndërtimit dhe mbyllja e ekonomisë në gjysmën e dytë të muajit mars, e kanë çuar ekonominë në territor negativ në tremujorin e parë të vitit.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Economy#INSTAT #TopChannel

Recommended