Vlerësimi i kandidatëve/ Mustafaj: Do zgjedhim më të mirët

  • 4 years ago
Komisioni i vlerësimit të PD të kandidatëve për deputet dhe kryetar bashkie zhvilloi sot mbledhjen e pare konstituive. Për herë të parë pas emërimit nga forumet më të larta të partisë, 5 anëtarët e Komisionit nisën zyrtarisht punën.

Në një deklaratë për mediat Besnik Mustafaj ish themelues i PD tha se propozimet e demokratëve kanë qenë serioze.

? Do zgjedhim më të mirët, që janë burime njerëzore të mëdha për ne. Shpresoj të dalë i paturpëruar në këtë proces në fund sepse është detyra më e vështirë që kam marrë përsipër?.

Ndërsa një Genc Ruli një nga kritikët e PD, tha se vetë fakti që PD i bëri ftesë atij tregon një një shenjë pjekurie të forcës politike.

?është një komision që vepron mbi elementet e besimit reciprok, janë gjeneratë të ndryshme po ti shohësh nga ta themeluesit, dhe prurje të reja.

Mendoj që ky proces është deklaruar nga vetë Basha që është një politikë hapje unë jam një njeri që kam patur qëndrime kritike ndaj tij, dhe besoj që kjo ftesë që më bënë mua është shenje e pjekurisë së PD.

Sot unë jam dakord me çdo aksion politik të saj, dhe ndihem i nderuar që po përfshihemi e këtë proces që në fund do jetë fitore e madhe elektorale?.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BesnikMustafaj#PD#TopChannel

Recommended