Sulmi ndaj“Ora News”,reagime të shumta nga në “Ora Juaj”,qytetarët: Absurde goditja e medias kritike
  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews

Teleshikues të shumtë janë solidarizuar me televizionet Ora dhe Ora News, një ditë pas rrethimit me forca policie në ambientet e punës së gazetarëve. Qytetarët e quajtën absurde faktin që goditet një media e cila është pranë tyre çdo ditë duke ngritur shqetësim dhe duke kërkuar zgjidhjen e problemeve që ata kanë.

Një ditë pas rrethimit me policë në ambientet e Ora News, qytetarë të shumë për një çast problemet e tyre të përditshme dhe denoncuan në emisionin e mëngjesit ?Ora Juaj? atë që e cilësuan si shantazh ndaj një medieje të ire, e cila kontratën e ka me të vërtetën dhe publikun.

?Mirëmëngjes Klodi. Lum populli që të ka. Unë jam një minator, që kam ngelur invalid para 20 vitesh dhe e vetmja dritare që ka ngelur e hapur për t?i bërë një ajrosje popullit është Ora News. Turp t?i vijë shtetit që na fut kështu në burgim si në kohën e komunizmit. Turp, turp të ketë, le të dërgonte vetëm një polic dhe jo 10 makina policie që të bëjë masakër. Prandaj do ju lutesha shumë të mos ju gjunjëzojë politika as e majta as e djathta në asnjë moment. Hallall jua bëftë Zoti gjirin e nënës dhe bukën që hani me djersën tuaj?,

Teleshikuesit e quajtën sulm të pastër politik goditjen e fjalës së lirë dhe presionin me forca policie.

?Mos lëvizni se jeni një televizion i së drejtës, i ndershmërisë dhe i zgjidhjeve së halleve që ju bëni në mëngjes. Atë që duhet ta bëjë qeveria, por ama nuk bën asgjë. Ju keni një meritë të paparë. Ashtu si Becchettin, ta paguajë vetë Rama haraçin. Le t?i zbrazë ai vetë xhepat se ka frikë. Po të gjithë bëjnë gabime, prandaj duhet të pranojë të shahet kur gabon dhe të lëvdohet kur bën mirë. Nëse ka bërë gabim Ndroqi, drejtësia ta gjykojë, por nuk mund të vijë policia në televizion. Kryeministri ka vënë deputetë kriminelë në parlament, si i erdhi keq për këta televizione. Nuk e di ku jetojmë.?

Qytetarët e shikojnë si absurde goditjen policore ndaj një mediaje e cila çdo ditë i ka dhënë zë publikut duke vendosur si prioritet të saj zgjidhjen e problematikave me të cilat qytetarët përballen çdo ditë

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/sulmi-ndaj-ora-news-reagime-te-shumta-nga-ne-ora-juaj-qytetaret-absurde-goditja-e-medias-kritike/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended