Zelanda e Re, viktima të shumta nga sulmi në dy xhami

  • 5 years ago
Zelanda e re është tronditur sot nga dy sulme, të cilësuara si më vdekjeprurësit në historinë e vendit. Bilanci momental përfshin 49 të vdekur dhe 50 të tjerë të plagosur rëndë. Sulmet kanë ndodhur në dy xhami të ndryshme në kohën kur besimtarët po falnin namazin e Xhumasë. Terroristi 28 vjeçar Brenton Tarrant një pjesë të sulmit e ka transmetuar drejtpërdrejtë në rrjete sociale. ?Le të fillojë festa? thotë ai në fillim të videos në të cilën shihet se si vret fëmijë, gra e burra në xhaminë Al Noor në Christchurch  për plot 17 minuta.Më vonë, vrasësi ka shkuar në xhaminë tjetër e cila është në periferi të Christchurchit. Dëshmitarët okularë përshkruajnë situatën tmerruese duke kujtuar të shtënat, të qarat, britmat dhe viktimat e shtrira në dyshemetë e xhamive, mes të cilëve kishte edhe fëmijë.

Zelanda e Re ka rritur masat e sigurisë, fluturimet janë anuluar dhe kufijtë e vendit po kontrollohen maksimalisht. Kryeministrja Jacinda Ardern, tha se vlerat e Zelandës së Re nuk do të luhaten nga këto sulme dhe tha se të gjithë me lutje dhe mendime janë pranë atyre që janë prekur drejtpërdrejtë nga sulmet.

Policia ka konfirmuar se një burrë është akuzuar për vrasje dhe do të paraqitet para gjykatës mëngjesin e së shtunës. Ndërkohë autoritetet kanë ndaluar edhe dy burra të tjerë dhe një grua, afër zonës ku janë konfiskuar armët e zjarrit, ka thënë komisionari policor, Mike Bush. Policia ka hulumtuar në llogarinë e tij të Facebook-ut ku ka arrit ta gjejë një dokument prej 74 faqeve, në të cilin kundërshtohej ideja e multikulturalizmit. Ai gjithashtu në këtë dokument kishte përfshirë edhe emrat e disa figurave ushtarake serbe si, p.sh., Millosh Obiliq, i cili në historinë serbe është i njohur për luftën kundër Perandorisë Osmane.  Sulmin makabër ku mbetën të vrarë 49 persona dhe mbi 50 të lënduar e dënuan liderët botëror të cilët u shprehën ngushëllime familjeve të viktimave.

Recommended