Top News - Durrës, njeri humbi jetën/ Dy vëllezërit u goditën me thikë

  • 4 years ago
Një 65-vjeccar u vra natën e kaluar në Xhafzotaj të Shijakut, ndërsa i vëllai 63-vjeçar mbeti i plagosur. Paraprakisht dyshohet se dy vëllezerit u goditën me mjet prerës gjatë një konflikti çasti me një person të tretë që po tentonte të vidhte misra në arën e tyre. Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 23:05 të së mërkurës. Vëllezërit Fiqiri dhe Fadil Çalliku, përkatësisht 65 dhe 63 vjeç, kanë qenë në tokën e tyre kur janë përfshirë në konflikt dhe janë dëmtuar me mjet prerës gjatë tij. Fiqiri Çalliku 65 vjeç, ka marrë më shumë plagë dhe si pasojë e tyre ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës, ndërsa vëllai i tij ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ka shoqëruar disa persona, si dhe ka sekuestruar prova materiale në vendngjarje që të zbardhë ngjarjen dhe identifikojë dhe kapë autorin e saj.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Durres#Shijak#TopChannel

Recommended