Konflikti për zënien e rrugës!Qëllohet me thikë në zemër 34 vjeçari në Durrës,ndërron jetë në spital
  • 3 years ago
Ai është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka arritur që të mbijetojë. Vrasja ka ardhur pas një konflikti të çastit, pasi viktima i ka kërkuar llogari autorit Arbër Koti, shofer i një autobusi për zënien e rrugës se automjetit të tij. Gjatë zënkës, Koti ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar drejt e në zemër. Si pasojë e goditjes, Idajet Dulla ka ndërruar jetë në spital. Policia është vënë në ndjekje të autorit, i cili u arratis menjëherë pas ngjarjes.
Recommended