Dardha turistike/ Projekt për përmirësimin e infrastrukturës rrugore

  • 4 years ago
Amortizimi i disa segmenteve në rrugën që të çon drejt Dardhës shpesh është kthyer në një pengesë për turistët sidomos në dimër.

E ndërtuar vite më parë rruga në disa pjesë e kishte thuajse të padukshëm asfaltin e pas çdo dimri me borë e ngrica degradimi është shtuar por fillimi i punimeve për rikonstruksionin e aksit rrugor Nacional, Boboshticë ? Dardhë tani do ta bëjë lehtësisht të arritshëm fshatin e njohur për natyrën kulturën e kulinarinë. Projekti me një vlerë prej një milion dollarë parashikon ndërtimin nga e para të 900 mijë metër katrorë të kësaj rruge si dhe në bazë të tij do të rivishen me asfalt më shumë se 35 mijë metër katrorë.

Për kryetarin e bashkisë Korçë Sotiraq Filo, rikonstruksioni i kësaj rruge vjen pas kërkesave të shumta që ka pasur vetë bashkia por edhe nga banorët si dhe operatorët e fshatit të njohur turistik ndërsa shumë shpejt nga ana e ARRSH pritet edhe rikonstruksioni i aksit Korça-Boboshticë duke mbyllur kështu të gjithë gjatësinë e këtij aksi nacional.

Ndërhyrjet e fundit në pjesën fundore të aksit Boboshticë ? Dardhë janë bërë në vitin 2007. Ndërkohë që gjatë gjithë kësaj periudhe ka pasur vetëm mirëmbajtje çka e ka bërë aksin të vështirë për tu kaluar në të gjitha stinët, në veçanti tek vendi i quajtur ?Muri i Musait?.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Dardhe#SotiraqFilo#TopChannel

Recommended