Klosi: Shqipëria pjesë e intenerarve turistike, projekt për krijimin e një platforme digjitale

  • 5 years ago
Miratimi i strategjisë kombëtare të turizmit 2019-2023 hap rrugë të reja dhe krijon mundësi për vendimmarrje të rëndësishme për zhvillimin e turizmit në Shqipëri. Një strategji, që përveç se përpiqet të ndërtojë një industri me rregulla të qarta, kërkon të ndryshojë edhe mënyrën sesi ne mendojmë për turizmin, me qëllimin që shoqëria shqiptare të jetë përfituese e të mirave që sjell ky sektor.

?Dokumenti i politikave strategjike përcakton 2 rrugë të reja që kanë të bëjnë me hapjen e Shqipërisë si pjesë e një rrjeti të përbashkët turistik të vendeve të rajonit, ofrimin e Shqipërisë si destinacion jo vetëm brenda mureve dhe kufijve të vendit, por ofrimin e saj si pjesë e itinerareve të zhvillimit turistik të rajonit duke futur këtu jo vetëm vendet e Europës Juglindore, por duke e parë Shqipërinë si të pozicionuar në mesin e rajonit të Adriatikut dhe Jonit dhe duke qenë kaq afër me Italinë, Greqinë, Turqinë, Kroacinë, Malin e Zi, natyrisht shumë të zhvilluara në fushën e turizmit, por ne duhet të jemi pjesë e itinerareve dhe pjesë e kësaj strategjie?, tha ministri Klosi, i cili thotë se është e kemi të pamundur të jemi pjesë e promovimit të turizmit shqiptar dhe ofrimit të potencialeve të mëdha turistike që ka vendi nëse nuk arrijmë të transformojmë të gjithë atë çfarë kemi në hapësirat dixhitale, në rrjetet sociale, në supermarketin e turizmit botëror.

Recommended