Top News - Kim takim me drejtësinë/ Gjykata e lartë duhet funksionale

  • 4 years ago
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar këtë të mërkurë një bisedë me anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyësor dhe të Gjykatës së Lartë.
Në një postim në rrjetet sociale, Kim bën me dije se është prezantuar ?Udhërrëfyesi për funksionimin e Gjykatës së Lartë?, në një takim online të organizuar nga Justice for All (USAID), EURALIUS V, ku ka marrë pjesë ajo si dhe ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca.
Gjatë bisedës virtuale, diplomatja amerikane është shprehur se SHBA do të vijojë që ta mbështesë fort implementimin e Reformës në Drejtësi. Ajo ka theksuar rëndësinë e funksionimit sa më shpejt të Gjykatës së Lartë.
?E lumtur që dëgjoj planin e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Gjykatës së Lartë për zvogëlimin e çështjeve të lëndëve të para dhe arritjen e funksionalitetit të plotë të Gjykatës së Lartë para fundit të vitit 2020. Kjo është ajo që shqiptarët meritojnë dhe kërkohet për të ardhmen europiane. SHBA do vijojë ta mbështesë fort implementimin e Reformës në Drejtësi gur mbi gur?
Mungesa e një Gjykate të Lartë funksionale vonon gjithashtu përparimin e pranimit të Shqipërisë në BE, gjë që, përsëri, prek çdo qytetar në këtë vend. SHBA mbështesin reformën në drejtësi të Shqipërisë. Mbështetja jonë është e fortë dhe do të mbetet e tillë. Dhe unë jam personalisht e përkushtuar si përfaqësuesi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të bëjë gjithçka që mundem për të mbështetur funksionimin e Gjykatës së Lartë. Janë më shumë se 35,000 dosje. Dhe, unë mezi pres të them se si BE dhe Shtetet e Bashkuara mund t'ju mbështesin për këto zgjidhje konkrete?, shkruan ndër të tjera ambasadorja Kim.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#YuriKim#GjykataeLarte#TopChannel

Recommended