Raporti i KLGJ/ Ja 37 gjykata me 75 mijë dosje të bllokuara, kryeson gjykata e Lartë

  • 5 years ago
Veprimi i ligjit të Vetingut ka thelluar vakancat në pallatin e drejtësisë, duke pasjellë rritjen e numrit të dosjeve të pagjykuara, kryesisht në Gjykatë e Lartë dhe gjykatat e apelit. Në 37 gjykata që operojnë në Shqipëri, numri i çështjeve të mbartura deri në fillim të vitit 2019, është 75 803. Numrin rekord të dosjeve të akumuluara ndër vite e mban Gjykata e Lartë me 28 863 çështje gjithsej deri në fund të vitit 2019. Ky numër pritet të rritet me shpejtës, pasi veprimi i ligjit të Vetingut ka pamundësuar funksionimin e Gjykatës së Lartë. Nga të gjithë anëtarët e kësaj gjykatat, vetëm anëtari Ardian Dvorani i ka mbajtur deri më sot filtrit të trefishtë të Vetingut.

Shkallën e parë e ka kaluar edhe kryetari Xhezair Zaganjori, por fati i tij do të vendoset nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në javët në vijim, pasi Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kërkoi shkarkimin e tij nga detyra, me arsyetimin se ka shkelur ligjin. Të gjithë anëtarët e tjetër të kësaj gjykate, të emëruar nga Partia Demokratike si njerëz besnikë të saj, ose janë vetëlarguar nga frika e Vetingut ose janë shkarkuar nga detyra nga Vetingu. Madje, dy anëtarë të saj, Majlinda Andrea dhe Admir Thanza janë dënuar nga gjykata për korrupsion dhe për mos deklarimin në formularët e dekriminalizimit të një dënimi që Thanza ka marrë në vitin 1999 në Itali.

Recommended