Top News - Ishte infektuar me Covid/ Vdes ministri në Bosnje-Hercegovine
  • 4 years ago
Ministri për Çështjet e Veteranëve në Federatën e Bosnjes-Hercegovinës, Sallko Bukvarevic, ka ndërruar jetë pas përkeqësimit të gjendjes se tij shëndetësore disa ditë pasi kishte dalë pozitiv në testin për koronavirus.Vdekjen e tij e ka konfirmuar Qendra Klinike e Universitetit të Sarajevës. Që nga dita e hënë, ministri kishte qenë I vendosur në respirator. Bukvarevic 53 vjec ka qenë ministër në Bosnje-Hercegovinë që nga viti 2015.Sipas të dhënave të fundit të autoriteteve shëndetësore, prej konfirmimit të rasteve të para me koronavirus në këtë vend deri më tani janë infektuar më shumë se 11,000 persona. Viktimat janë 305. Bosnja në mesin e korrikut vendosi t`I hapë kufijtë e saj për qytetarët e Bashkimit Europian dhe të zonës Shengen. Por gjatë hyrjes në territorin e Bosnjës, udhëtarët nga këto vende, duhet të paraqesnin një test negativ për koronavirusin. Që nga 1 qershori ndërkohë I hapi kufijtë për shtatesit e Serbisë, Malit të Zi dhe Kroacisë, pa kufizime shtesë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Bosnje#Hercegovine#TopChannel
Recommended